Një ngjarje e rëndë është shënuar në Koropi, të Greqisë, mëngjesin e ditës së sotme.
Mediat fqinje shkruajnë se një baba ka vrarë me armë gjahu djalin e tij.
74-vjeçari e ka qëlluar me armë në bark djalin e tij 48-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.