Refugjatët në Greqi, të cilët rrezikojnë të mbeten të pastrehë në fund të këtij muaji për shkak të përfundimit të asistencës së akomodimit, organizuan të mërkurën një protestë në Athinë
Tubuar në kryeqytetin grek nga të gjitha zonat e shtetit më jugor ballkanik, demonstruesit e formuar nga refugjatët dhe grupet e solidarësisë protestuan përfundimin e asistencës së akomodimit, një program i aplikuar nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Refugjatët e vendosur në shtëpitë komunale, kryesisht në Athinë, në kuadër të programit “Mbështetje Emergjente për Integrimin dhe Strehimin” (ESTIA), ngritën zërin kundër rrezikut që u kanoset për të mbetur pa strehë në fund të marsit.
Gjatë kësaj proteste paqësore kundër paqartësisë që do të krijojë përfundimi i programit ESTIA në Greqi, manifestuesit ngritën pankarta me mbishkrimet: “Asnjë njeri të mos mbetet pa strehë” dhe “U arratisëm nga lufta, tani po humbasim edhe shtëpinë tonë”.
Në kuadër të programit në fjalë të UNHCR-së, rreth 23 mijë refugjatë strehohen në shtëpitë komunale dhe 63 mijë të tjerë përfitojnë ndihmë monetare.