Greqi, vdes 27-vjeçari shqiptar në aksident

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Një 27 vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Greqi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabelas.

Shqiptari e humbi kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur me veturë.

Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa kjo e shkaktoi hedhjen e të riut nga vetura.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, por shqiptari nuk mbijetoi.

27-vjeçari banonte që disa vjet në Mykonos.

Ai punonte në një lokal në plazhin e kësaj zone.

Të ngjashme