Një shqiptare rezulton e zhdukur që prej datës 17 dhjetor dhe që prej asaj kohë nuk ka asnjë informacion rreth saj.
Bëhet fjalë për 31-vjeçaren, Aurora Mici e cila i ka humbur gjurmët prej 17 dhjetorit pranë kufirit greko-shqiptar, në zonën Krystallopigi në Florina.
Ditën kur ajo u zhduk, ajo mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse, këpucë sportive të bardha dhe një çantë të zezë. Vajza kishte djegie në dorën e saj të djathtë.
Policia greke kërkon ndihmën e çdokujt për të mësuar mbi fatin e 31-vjeçares.