Greqia do t’i vazhdojë disa prej masave kufizuese deri në janar

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Shkollat e restorantet në Greqi nuk do të rihapen deri më 7 janar, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Stelios Petsas, raporton agjencia Reuters.

Greqia është detyruar të aplikojë një mbyllje nacionale në nëntor, e dyta për të këtë vit, pas shtimit të rasteve. E ka zgjeruar atë dy herë që nga atëherë, së fundi më 14 dhjetor.

Por, Petsas ka thënë se përparimi është i ngadalshëm dhe disa nga kufizimet nuk do të hiqen deri muajin e ardhshëm, përfshirë edhe ora policore.

Ndërkohë sot Danimarka sot ka vendosur për të ashpëruar masat si pasojë e rritjes së numrit të rasteve. Restorantet, muzetë, kinematë e institucionet kulturore do të mbyllen nga 9 dhjetori në 38 nga 98 komunat, përfshirë edhe në kryeqendër Kopenhagë. E nxënësit në shkolla fillore, të mesme e universitete, do të çohen në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme