Greqia goditet nga termeti prej 5.3 shkallësh

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Greqia është goditur sot nga një termet me fuqi prej 5.3 shkallësh. Ende nuk ka raporte për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se tërmeti është regjistruar në pjesën qendrore të vendit.

Tërmeti ka ndodhur në orën 10 e 46 minuta. Epiqendra e tij ka qenë tetë kilometra në jugperëndim të qytetit Galaxidi. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Athinës për Gjeodinamikë. Kjo zonë është goditur nga tërmetet edhe në të kaluarën.

Një dëshmitar në Athinë ka thënë se ka hetuar dridhje të dobëta edhe në kryeqytet, i cili ndodhet 129 kilometra në perëndim të epiqendrës së tërmetit. Brigada e zjarrfikësve nuk ka raportuar për persona të lënduar.

“Tërmeti ishte goxha i fuqishëm dhe ka zgjatur goxha shumë”, tha një banor i qytetit Patras, i cili ndodhet 51 kilometra larg epiqendrës së kësaj dridhjeje, shkruan “Reuters”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme