Greqia është vendi më i ri i cili ka legalizuar marihuanën për qëllime mjekësore, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë që tash e tutje doktorët do të mund t’u japin pacientëve edhe këtë drogë për t’i lehtësuar dhimbjet.
Kanabisi do të mund të përdoret për veç për sëmundje si Epilepsia, kanceri dhe PTSD, bëjnë të ditur mediat greke.
Greqia është vendi i gjashtë që legalizon marihuanën pas Republikës Çeke, Finlandës, Portugalisë, Holandës dhe Spanjës.
Ligji i ri mund të nxisë ekonominë, pasi ajo lejon krijimin e një industrie ligjore të drogës.