Greqia në pritje të temperaturave mbi 44 gradë celsius

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 07:13 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat në Greqi parashikohet të rriten ndjeshëm në vendin ballkanik gjatë ditëve të ardhshme, duke arritur nesër deri në 43-44 gradë Celsius, sipas të dhënave më të fundit nga shërbimi i motit i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Sot, temperaturat maksimale në pjesët qendrore dhe jugore të vendit ishin mes 39 dhe 41 gradë Celsius, ndërsa në veri ato do të lëvizin nga 36 në 38, raporton ATSh.

Temperatura shumë të larta parashikohen gjithashtu në ishujt, duke arritur 39 gradë Celsius në disa pjesë të Kretës dhe Rodosit lindor.

Për më tepër, përqendrimet e pluhurit do të mbeten të larta në pjesët perëndimore të Greqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme