Në Greqi janë shënuar 269 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.
Sipas mediave greke, dy persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
Mes rasteve të reja pozitive, 39 janë turistë të huajë.
Deri më tash, në Greqi janë 7.472 raste pozitive, kurse kanë vdekur 232 persona si pasojë e COVID-19.