Kryetari i Sindikatës së Pavarur së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se njëra nga grevistet, grua, që ishte duke protestuar për të drejtat e tyre, është shtruar në QKUK që nga mëngjesi.
Sipas Azemit ajo ka pësuar lëndime të mëdha dhe kjo si pasojë e neglizhencës nga Kuvendi i Kosovës, kundrejt kërkesave të tyre.
Azemi theksoi se sot është dita e 37-të që ato janë në grevë.
“Sot pas 37 dite grevë në Kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bënin për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve , sipas mjekëve kjo grue ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 9 e deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë- QKUK. Sipas deklarimit të mjekut ky person ka presion psikik, pse ka ndodhur kjo sigurisht do e spjegojë vetë ajo , se sa ka qenë i rëndë rasti sigurisht se dinë më së miri me shpjegu sigurimi i kuvendit i cili me veprimet e tij që janë për çdo lavdatë, e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 euro s’poi dalin për jetesë, barna. Kjo oshtë mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, kështu trajtohemi ne”, ka shkruar Azemi.