Grevë urie pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Kundërshtarët e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dolën në rrugë të hënën në mbrëmje duke protestuar ndaj, siç thanë ata, manipulimit të zgjedhjeve të se dielës, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtar u përshkuan me shumë parregullsi.

Në Beograd, disa mijëra veta u mblodhën para selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke brohoritur “hajnat”, ndërsa udhëheqësit e opozitës hynë në seli për të paraqitur ankesa zyrtare me pretendimet për mashtrime në zgjedhjet për kryeqytetin serb.
Një nga udhëheqësit e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiq tha se Komisionit i janë paraqitur kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

“Kemi dorëzuar të gjitha vërejtjet tona, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë dëshmitë se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dje dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar). Shefi i Komisionit nuk arriti të na japë një përgjigje të vetme për asnjë pyetje, përfshirë pyetjen: Si është e mundur që ministri i Policisë nga Bosnja dhe Hercegovina të vijë për të votuar në Beograd? Sipas cilit ligj?”, tha ai.

Të ngjashme