Ekonomia Online
FUNDIT

Grezda dënohet me katër ndeshje moslojë

Grezda dënohet me katër ndeshje moslojë

Futbollisti kosovar Eros Grezda është dënuar me katër ndeshje moslojë për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar. Vendimin e mori të enjten komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kroacisë. Ditë më parë Grezda kishte goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak, në parkingun në afërsi të stadiumit të Rijekës. Grezda sulmin fizik […]

Futbollisti kosovar Eros Grezda është dënuar me katër ndeshje moslojë për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar. Vendimin e mori të enjten komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Ditë më parë Grezda kishte goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak, në parkingun në afërsi të stadiumit të Rijekës. Grezda sulmin fizik e kishte realizuar pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, të cilën skuadra e tij, Osijek e humbi 3:2.

Ai kishte thënë të jetë fyer në baza nacionale dhe personale nga Çolak, por kjo ishte mohuar nga ky i fundit. Madje fyerjet Grezda nuk i kishte përmendur fare në një mesazh që ia kishte dërguar Çolakut pak kohë pas incidentit.

Të ngjashme