Eros Grezda ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij prej 4:0 ndaj Cibilian
Lokomotiva e Zagrebit, skuadër në të cilën luan mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar fitore prej 4:0 ndaj Cibilian, ku njërin gol e shënoi shqiptari tjetër që aktivizohet te Lokomotiva, Eros Grezda.
Rrahmani luajti nga minuta e parë, derisa Grezda hyri në lojë në minutën e 74’tër dhe iu deshën vetëm dy minuta për të shënuar gol në këtë ndeshje, që ishte i katërti dhe i fundit për skuadrën e tij.
Lokomotiva gjendet në pozitën e gjashtë pas nëntë xhirove ne kampionatin kroat. /Express/
https://www.youtube.com/watch?v=YjOmnEzyth0
Eros Grezda