Mesfushori kuqezi Eros Grezda do të ndryshojë përsëri ekip, madje edhe kampionat. Ai pasi u largua nga Rangers për t’u kthyer tek Osjeku, ka vendosur t’i japë fund aventurës në kampionatin kroat.
Sipas asaj që raportohet në Kroaci, Grezda e ka mbyllur edhe eksperiencën e tij me Osijekun. Sulmuesi shqiptar nuk u ngjit në të njëjtën lartësi në rikthim me ekipin kroat, teksa kaloi edhe një dëmtim të gjatë.
Dy pistat e mundshme e dërgojnë Grezdën në Korenë e Jugut, atje ku pritet të përfitojë shumë në aspektin financiar, por gjithashtu shfaqet edhe Holanda. Ende nuk janë zbuluar emrat konkret të ekipeve, por gjithçka do të bëhet e qartë në ditët në vazhdim