Pompeo: Zyrtarë amerikanë nuk e kanë parë së fundmi Kim Jong-un

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të SHBA-së “nuk e kanë parë” liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un kohët e fundit.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, e ka konfirmuar këtë duke shtuar se janë duke përcjell në vazhdimësi raportet mbi shëndetin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai poashtu ka shprehur shqetësimin se Kina mund të goditet nga një shpërthim i ri i koronavirusit apo nga uria.

Kim është shfaqur publikisht në mediat shtetërore më 12 prill, duke ngjallur spekulimet se është seriozisht i sëmur.

Por që zyrtarë nga Korea e Jugut kanë thënë më vonë se raportimet e tilla janë të pavërteta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme