Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të mërkruën në mbrëmje pret në takim bilateral kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi në Pallatin “Elysse” vjen në një kohë kur Macron pritet në një farë forme të marr timonin në procesin e integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor e dialogut Kosovë-Serbi.
Partnerja kryesore në këtë proces e presidentit, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve në pushtet përfundon lidershipin e shtetit e Bashkimit Evropian.
E Macron rikandidon për të mbetur president në zgjedhjet e prillit 2022.
“Macron e analizon Ballkanin duke shikuar rrethanat politike të brendshme të Francës. Ai mendon se do të jetë I rizgjedhur vitin e ardhshëm vetëm nëse përballet me Marine Le Pen nga e djathta ekstreme. Kështu ai mendon për çështje të migracionit vazhdimisht” tha eksperti
francez për Ballkanin,Sebastien Gricourt.
Po sipas Gricourt ky qëndrim po frenon edhe vendimin e Parisit që të përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ky është një gabim tjetër në njëfarë mënyre Franca me gjithë ri investimin në Ballkan, ka një qasje që vuan nga kredibiliteti”
Për dialogun kosovaro-serb kryetari i francezëve në muajin shkurt tha se Franca përkrah zgjidhje që i quajti kreative.
“ Kjo është indikator se Franca është e hapur përtej opsioneve që I kemi pa në tavolinë dhe përtej asaj që është arritur deri tash” tha Donika Emini, drejtore ne Platformën “CIVIKOS”
Më 2019 Republika e Francës pati bërë një Strategji për Integrimin e Ballkanit Perëndimor por rezultate konkrete nuk pati.
Angazhimi më serioz i Macron bashkë me Merkel në raport me integrimin në BE të rajonit enkas për shtytjen e dialogut Prishtinë-Beograd ishte Samiti në Berlin më 29 Prill 2019.
Kosovën në atë ngjarje e kishin përfaqësuar presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.