Antonie Griezmann është gati që edhe një herë të shuajë interesimin e skuadrave tjera dhe të mbetet në Atletico Madrid.
Kështu ka raportuar e përditshmja spanjolle ABC, duke paralajmëruar ekipet e mëdha se sulmuesi nuk do të largohet nga Atleti.
Griezmann ka qenë gjatë vitit 2017 në thumbin e Manchester United dhe së fundmi u besua se mund të kalojë në Barcelonë.
Sidoqoftë, vet futbollisti është i përgatitur që të qëndrojë dhe të angazhohet për një kontratë të re me fitime më të mëdha në Wanda Metropolitano.