Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka mohuar se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Barcelona stinorin e ardhshëm.
Griezmnann ka mohuar se ai dhe përfaqësuesit e tij kanë pasur bisedime me skuadrën katalonjase.
“Nuk e di se nga po dalin këto informata, por nuk janë të vërteta”, ka thënë Griezmann përcjell “Telefoot”, transmeton “Koha Ditore”. Griezmann ka insistuar se tash për tash është i përqendruar vetëm te Atletico.
Ai mendon të përfundojë stinorin sa më mirë të jetë e mundur, para se të merret me të ardhmen e tij dhe para se të shkojë në Rusi për të luajtur me Francën në Botërorin 2018.
“Dua të jem i lirë në Botëror dhe të mendoj vetëm për Francën. Dua të vendos për të ardhmen time para Kupës së Botës”, ka thënë Griezmann.