Drejtori i Instituti Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se nëse vazhdon respektimi i masave, do të jemi në rrugë të mirë për zvogëlimin e rasteve nga Coronavirusi.
Ai ka thënë se në kohën kur në shumicën e vendeve të Evropës, ka rritje të numrit me të infektuar, në Kosovë ka rënie dhe ai tha se kjo po bëhet për shkak të respektimit të masave.
“Nëse respektohen masat ne do të jemi në rrugë të mirë të të përmirësimit dhe të zvogëlojmë numrin e vogël të infektuarve”, tha Ramadani.
Ai foli edhe për përkeqësimin e situatës që mund të vije në sezonin e vjeshtës, nga gripet sezonale.
Ramadani tha bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke përgatitur që të bëjnë vaksinimin e personave me sëmundje kronike, në fillim të sezonit të dimrit.
Virusi sezonal dhe pandemia, mund të përkeqësojnë gjendjen e personave më sëmundje kronike. Ne kemi bërë skenarët për parandalimin e gripit , ku në fillim të sezonit dimëror, do të bëjmë vaksinimin e personave më sëmundje kronike.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova do të jetë në mesin e shteteve prioritet për sigurimin e vaksinës, kundër Covid-19.
Ramadani ka mohuar raportimet që Kosovën e nxjerrin si vendin më vdekshmërinë nga Coronavirusi.