Ramadani: Ekipet janë gati për vaksinimin anti-Covid, po hulumtohet varianti i ri

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 11:39 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se janë duke punuar në strategjinë për vaksinimin e pacientëve me vaksinën anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas tij, ekipet janë gati dhe vetëm po presin që vaksina të vije në Kosovë.

Gjendje me pandeminë në takim me Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, shtoi se situatat është nën kontroll ku është rritur për 20% numri i testimeve.

Ramadani ka sqaruar se po hulumtojnë variantin e ri të Covid-19, raporton EO.

“Po punojmë për strategjinë e vaksinimit për Covid-19. Katër raste të vdekjeve është mesatarja. Infektueshmëria është stabilizuar dhe nuk ka shpërthim. 89.3 për qind ulje të rasteve pozitive krahasuar me 2 mujorin e kaluar kurse kemi rritje prej 20 për qind të testimeve”.

“Ne po bëjmë gjurmimin e veçantë në shkollat e Kosovës. Kemi vazhduar të japim rekomandime për bartje obligative të maskave deri në rastin 0. Kemi kapacitete të shumëfishuara të testimit me real time PCR. Ekipet të vaksinim janë gati dhe po presim”.

“Është bërë hulumtim rutinor për variantin e ri të virusit.

Të ngjashme