Hapja e papritur e një grope në mes të rrugës në Los Angeles ka bërë që dy makina të përfundojnë brenda saj, duke shkaktuar një të plagosur.
Gruaja nuk u nxor dot nga mjeti deri në momentin që në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës. E lënduara është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa raportet në media tregojnë se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë, por sidoqoftë konsiderohet jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm pak minuta pasi në të çarën e rrugës përfundoi automjeti i parë, aty rrëshqiti dhe i dyti, një mikrobus ku nuk kishte njeri. Dy rimorkiatorë u dërguan në vendngjarje për të nxjerrë makinat e bllokuara, megjithatë operacioni u vonua për shkak se ekspertët verifikuan një herë sesa e sigurt ishte toka rreth e qark, transmeton tch.
Falë Zotit që u mbyll me kaq dhe nuk mbeti njeri aty brenda, tha një banor i zonës. Në këtë rruge ka shumë trafik shtoi ai, jam i kënaqur që fatmirësisht, të gjithë janë mirë. Autoritetet panë se poshtë pjesës së shembur të rrugës kishte ujë. Tani ata po përpiqen të gjejnë burimin e tij e të përcaktojnë nëse ka apo jo rrezik për shembje të tjera.