Një grua që kohën e fundit festoi ditëlindjen e saj të 106-të thuhet se vlerëson jetën e saj të gjatë për një besim të përhershëm në Zot.
Ruth Hilliard, e cila jeton në Karolinën Veriore, lexon shkrimet e shenjta në baza të rregullta.
Hilliard u lind më 5 qershor të vitit 1913 dhe tha se ajo beson në Zot prandaj ka arritur t’i mbush 106 vjet.
Ajo kaloi dekada duke mësuar fëmijët në shkolla dhe kisha. Ajo ende i inkurajon të rinjtë të marrin seriozisht arsimin e tyre.
Hilliard ka një djalë, tre nipër e mbesa dhe një stërnip.
Ajo ka parë 18 presidentë të ndryshëm përgjatë jetës së saj.