Po sikur mosha të jetë vetëm një gjendje mendore?

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 20:17 | Nga

Një eksperiment “antiorar”, me rezultate që të shtangin, e që e kanë fillesën në vitin 1981

Një mëngjes në vjeshtën e vitit 1981, tetë burra rreth 70 vjeç zbritën nga një minibus përballë një ndërtese të vjetër, në fshatrat e New Hampshire. U zvarritën ngadalë, disa me kurrizin e përthyer nga artroza, dy prej tyre duke u mbështetur në një bastun. Pastaj kaluan portën dhe hynë në një dimension tjetër, ku koha dukej se ishte kthyer pas.

Nga një radio ndihej të këndonte Perry Como (këngëtar amerikan i viteve ‘50), ndërkohë që televizioni, në bardh e zi, transmetonte Ed Sullivan (drejtues emisioni i njohur kohës) me të ftuarit e tij. Çdo gjë dukej se kishte ardhur direkt nga 1959-ta: mobiliet, objektet, librat mbi rafte dhe revistat, të shpërndara gjithandej.

Kjo do të ishte banesa e tyre për 5 ditë. Të moshuarit do të merrnin pjesë në fakt në një eksperiment origjinal, të ideuar nga një studiuese e re, Ellen Langer, e cila sot (tek të 67-tat) është docente e psikologjisë në Universitetin e Harvardit. Para mbërritjes së tyre, burrat iu nënshtruan testeve të ndryshme për të vlerësuar shkathtësinë, forcën e kapshmërisë, fleksibilitetin, pamjen, dëgjimin, kujtesën dhe kapacitetin e ndërgjegjes, pra treguesit e moshës që ishin atëherë në dispozicion të gerontologëve. Langer supozonte që 5 ditë më pas, në fund të kësaj “ndërhyrje psikologjike”, vlerat e matura do të kishin qenë shumë të ndryshme.

BINARË TË VEÇUAR

Falë rezultateve të disa kërkimeve të veta paraardhëse, në fakt, studiuesja ishte e bindur që modeli bio-mjekësor dominues i kohës, që konsideronte trupin dhe mendjen mbi binare të veçuara, ndoshta ishte i gabuar. Besohej, komenton sot Langer, ishte që “mënyra e vetme për t’u sëmurë ishte të prezantohej një agjent patogjen, dhe mënyra e vetme për t’u shëruar ishte të çliroheshe prej tij”. Ndërkohë që ajo vetë maturante gjithmonë e më shumë idenë që, ajo që i shëron njerëzit është një lloj “ngarkese psikologjike”, diçka që shtyn organizmin të kurohet vetë. Takimit të zotërinjve të moshuar në New Hampshire, për atë që më pas do ta quante “studimi antiorar”, do t’i duhej të vërtetonte këtë supozim.

Të ekzaminuar ve u kërkohej të “jetonin” rininë e tyre, jo thjesht ta kujtonin: “iu kërkuam atyre të bënin një sforco psikologjike për t’i kthyer pas, që të ishin personat që kishin qenë 22 vite më parë”, thotë Langer. “Iu thamë që nëse do ia dilnin, atëherë do të ndiheshin tamam si në 1959-ën”.

INSKENIM TERAPEUTIK

Kështu, nga momenti në të cilin hynë tek ajo portë, u trajtuan si ndoshta të ishin realisht-më të rinj. Iu kërkua të transferonin vetë gjërat në dhoma në majë të shkallëve, edhe pse ia dilnin të sillnin vetëm një bluzë për radhë. Çdo ditë, kur flisnin për sport (kampionë të viteve 50), për ngjarje të mëdha (lëshimi i parë i satelitit Amerikan në hapësirë), ose diskutonin për filmin që sapo kishin parë (“Anatomia e një vrasjeje”, me Jimmy Stewart), duhet ta bënin duke përdorur kohën e tashme. Asgjë, as zakone moderne, as foto të momentit (pranoheshin ato që i portretizonin të rinj), as pasqyra. Ishin kthyer pas me 22 vite.

Në fund të qëndrimit, të moshuarit iu nënshtruan sërish ekzaminimeve mjekësore. Shumë vlera rezultonin të përmirësuara, edhe në krahasim me ata shokë që ishin bërë pjesë e grupit të kontrollit (këtu u ishte kërkuar thjesht të kujtonin vitet e rinisë).

Trupi i tyre ishte më elastik, shfaqnin një shkathtësi të madhe të duarve dhe qëndronin të ulur më drejt. Pikërisht ashtu siç e kishte ngritur hipotezën Langer: “Kishin zhvendosur pas në kohë trurin e tyre, dhe trupat kishin ndjekur të njëjtin drejtim”. Rezultatet ishin kaq pozitive, sa dukeshin të pabesueshme: “Dukeshin sikur ishin kthyer nga Lourdes!”. Megjithatë, për arsye se studimi do të ishte publikuar në një ese të Shtypit të Universitetit të Oksfordit, nga frika që do të refuzohej vendosën të qepnin gojën për përshkrimin e ngjarjeve më sensacionale. Si për shembull ndeshjen e futbollit (një lloj regbi pa çmime) të improvizuar nga shtatëdhjetëvjeçarëve, ndërkohë që prisnin furgonin që do t’i kishte risjellë në Keimbrixh. Nga ana tjetër, ishte një eksperiment i kryer mbi një kampion shumë të vogël, i zgjatur pak ditë, me një sasi të madhe ndryshoresh që nuk mund të ishin të kontrolluara.

Mbi të gjitha, ishte një studim jo konvencional, me pasoja etike, që do të kishte hasur shumë vështirësi për t’u pranuar nga komuniteti shkencor. Këto konsiderata, bashkë me faktin që kishin të bënin me një eksperiment shumë të komplikuar dhe shumë të kushtueshëm, e shkurajuan Langerin që ta përsëriste (e bënë megjithatë, me rigorozitet të vogël shkencor, por me të njëjtat rezultate, tre emisione televizive nga realiteti: në Angli, Në Hollandë dhe Në Korenë e Jugut)…

Deri më sot, përmes shumë studimeve (më shumë sesa 200) që Langer i ka shpjeguar ose me të cilat ka bashkëpunuar në 30 vitet e fundit, në fakt, duke hetuar aspektet më pak racionale të psikikës tonë (nga fakti që shpesh jemi të udhëhequr nga një lloj “mendimi magjik”, tek lehtësia me të cilën mund të manipulohemi, e deri tek mënyra me të cilën truri mund të kushtëzojë shëndetin e trupit), studiuesja është e bindur për efikasitetin e madh të efektit placebo (sugjestionimi).

Duke nënkuptuar me këtë çfarëdolloj ndërhyrje psikologjike, e cila prodhon ndryshime fiziologjike të matshme. Kështu, së afërmi, Langeri do të udhëheqë një studim të ri “antiorar”. Do të studiohet, në fakt, efekti i “përdredhjes së kohës” mbi tumorin e gjirit metastatik të stadit të katërt, për kurën e të cilit sot mjekësia mund të ofrojë shumë pak. Studimi do të përfshijë tre grupe nga 24 gra, me atë fazë sëmundjeje, por në gjendje stabël.

Para se të fillohet (e më pas në fund të eksperimentit), të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen ekzaminimeve klinike të çdo lloji. Pastaj dy grupe do të transferohen në San Miguel De Allende, në Meksiko, nën Supervizimin e Langer, i treti (i kontrollit) do të mbetet pikërisht në shtëpi dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj ndërhyrjeje. Grupi i parë i San Miguel do të ketë mbështetjen e miqve që kanë jetuar eksperiencën e tumorit, por nuk do të sillen në të shkuarën. Grupi i dytë, ai eksperimental, do të kalojë përkundrazi një javë në një ambient që to t’u kujtojë në çdo detaj 2003-shin, vit në të cilin të gjithë pacientët ishin të shëndetshëm dhe plot besim për të ardhmen. Do t’u kërkohet të përpiqen të “jetojnë” personat që ishin në atë epokë. Në ambientet ku do të jetojnë do të ketë dëshmi të pakta të së tashmes.

FUQIA E MENDJES

Gratë e grupit eksperimental munden të sjellin me vete vetëm objekte të së shkuarës, si fotografi nga koha që kanë qenë më të reja. “Do t’i shtyjmë për të bërë të gjitha ato që munden për veten e tyre, vetë”, thotë Langer. Kërkuesit do t’i inkurajojnë të ri-mendojnë gjendjen e tyre, duke tentuar për ta “pastruar” nga mesazhet negative që kanë absorbuar gjatë rrugës së sëmundjes të tyre. Një kalim themelor, sipas Langer, sepse ashtu si truri mund t’i përmirësojë gjërat, në të njëjtën mënyrë mund edhe t’i përkeqësojë. Është efekti “nocebo”, i njëjtë e i kundërt në efekt me atë të “placebo”.

Vetëdiagnostikimi i sëmundjes mund të nxisë tek pacienti simptomat që priten, të cilat duhen të manifestohen. Për shembull, Langer citon në kërkimin e saj të 2010-ës, ku merrte në testim një grup grash të shëruara nga tumori i gjirit. Kush e përkufizonte vetë gjendjen si “e dorëzuar”, kishte tregues të shëndetit më të këqij, në krahasim me kë vetë-konsiderohej “e kuruar”. Kështu, në San Miguel nuk do të flitet për “viktima” të kancerit, askush nuk duhet “të luftojë” një sëmundje “kronike”. “Kur thuhet “luftim” ne supozojmë që kundërshtari është shumë i fortë”, thotë Langer. “Ndërkohë “kronike” kuptohet si “e pakontrollueshme”: Nuk ka të bëjë me koncepte për të cilat të gjithë janë të aftë t’i pranojnë”. Si burrat e New Hampshire, gratë e eksperimentit të ri do të kalojnë një javë të pasur me stimuj: leksione arti, kuzhine e shkrimesh të cilat do t’i ndihmojnë të zhvendosin vëmendjen dhe të rigjejnë kënaqësinë e të ndenjurit me veten e tyre.

Dyshimet etike që kanë të bëjnë me studimin megjithatë janë shumë. E nëse pacientet në vend që të përmirësohen, përkeqësohen? Mund të ndjehen në faj që nuk ia kanë dalë të kontrollojnë sëmundjen? Përgjigjen do ta kemi në muajt e ardhshëm. “Unë uroj gjithsesi që të arrijë dita në të cilën “i kujt është faji?” nuk do të jetë përgjigja e parë që do të kërkojmë nëse gjërat shkojnë keq. E, në vend të kësaj, do të impenjohemi për të bërë të korrim frutet e fuqisë së trurit tonë”. Që, për Langer, është shumë më e madhe nga sa mund të imagjinojmë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme