Në 100-vjetorin e lindjes së aktores dhe modeles legjendare amerikane Marilyn Monroe, qindra adhurues u veshën me pamjen e saj ikonike – fustanin e bardhë dhe paruken bionde, për të nderuar yllin e paharruar.
Më shumë se 1,000 persona të veshur si Marilyn Monroe u mblodhën në qendrën e qytetit Palm Springs në Kaliforni, duke vendosur një rekord të ri botëror të Guinness për tubimin më të madh të njerëzve të veshur si aktorja e famshme.
Rekordi i mëparshëm, me 254 pjesëmarrës, ishte vendosur në Australi në vitin 2020, raporton BBC.
Organizatorët e aktivitetit e cilësuan ngjarjen si një homazh të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe ndikimin që Marilyn Monroe vazhdon të ketë edhe dekada pas vdekjes së saj.
Pjesëmarrësit festuan me muzikë, fotografi dhe aktivitete të ndryshme, duke rikrijuar stilin që e bëri Marilyn Monroe një nga figurat më të njohura dhe më të dashura të historisë së kinemasë amerikane.