Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë se a është duke e shqyrtuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelaa Sveçla, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.
“Tash e kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, aty do ta kem një fjalë të gjatë”, ka deklaruar shkurt ai.
Të premtën në një konferencë për media, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e konsideron dorëheqjen e saj si mekanizëm që do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive institucionale në rastin e Arlinda Zekajt.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dorëheqjen e tij si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
