Kurti: Për Kosovën anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka pritur sot në takim delegacionin, prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me të cilët thotë se ka biseduar për bashkëpunimin dhe rrugën përpara.

Kurti, ka thënë se për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik

“Diskutuam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, sikurse për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve tanë, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Për Republikën e Kosovës anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që i shërben paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres në Zyrën e Kryeministrit delegacionin, prej 11 anëtarësh nga 9 shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me të cilët biseduam për bashkëpunimin dhe rrugën përpara.

Diskutuam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, sikurse për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve tanë, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Të ngjashme