Gjendet një granatë dore në Malishevë, intervenon njësiti i deminimit i FSK-së

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Një mjet i dyshuar shpërthyes, i cili dyshohet të jetë granatë dore, është gjetur të dielën në Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 10:30, ndërsa policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka larguar mjetin pa incidente.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER – Malishevë / 25.10.2026 – 10:30. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes (granatë dore). Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.

Të ngjashme