Kryeministri Edi Rama ka ekspozuar para ndjekësve në rrjtete sociale dhe qytetarëve fytyrat, moshën dhe inicialet e protestuesve të dhunshme gjatë këtyre ditëve të protestës. Sipas kreut të qeverisë asnjë prej tyre nuk është student por janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë. Rama paralajëmroi se nesër do të ekspozojë të tjera gjëra.
“Po, ndaj me ju pamje që do trondisin shumë kënd, është ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, të gjithë janë persona të ndaluar dhe subjekt i ligjit, u ndaluan në protestat e dhunshme dhe nuk janë student, nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata student që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban por që qëndrojnë në një front proteste.
Përmes instagramit dhe Tik Tok e mbështesin se shikojnë te dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të vendit dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarë.
Fytyra që janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjali të mbështetet nga fakte e dokumente”.
Protestuesit e ekpsozuar nga Rama
Po e filloj me studentin e parë: studenti i parë është ‘’studenti’’ G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë.
Precedent kriminal ka ‘’studenti’’ B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën.
Vazhdojmë me studentin, gjithmonë në thonjëza, A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme si dhe për dhunë ndaj punonjësit të policisë gjatë organizimit të protestave të paligjshme.
Vazhdojmë me ‘’studentin’’ E.K: Vjedhje, pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme, pengimi i qarkullimit, dëmtime të tjera me dashje, të gjitha këto vepra për të cilat është dënuar më parë.
S.X: 28 vjeç, precedent kriminal për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
E.V: 45 vjeç, precedent kriminal për vetëgjyqësi, mashtrim, fshehje të ardhurash, i dyshuar për marrje financimesh nga fonde të Republikës Khomeiniste të Iranit.
S.D: 45 vjeç, precedentë kriminal për goditje për shkak të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe ndotje.
Vazhdojmë me XH.P: 27 vjeç, precedentë kriminal, pjesëmarrje në protesta të paligjshme, pengim të qarkullimit, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Vazhdojmë me J.S: 20 vjeç, por jo student, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, precedent kriminal i regjistruar.
Vazhdojmë me V.A 36 vjeç. Precedent kriminal dënuar me 40 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe si dhe me dy vjet dhe pesë muaj burgim për veprën penale trafikim i qenieve njerëzore.
Vazhdojmë me A.M 28 vjeç precedent kriminal për veprën penale shkelje rregullave të qarkullimit dëmtim me dashje, mashtrim, falsifikim dokumentash.
Vazhdojmë me A.F 38 vjeç prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike si dhe vjedhje, precedentët e tij kriminalë.
Këta janë një pjesë e komponentit kriminal të një proteste e cila u heroizua nga ekranet e korruptuara, nga VIP-at dhe nga të gjithë ata që shtriqen në sallonet e mbrëmjes duke grabitur pensionet që paguhen me shuma të majme të padeklaruara dhe që në ndërkohë qajnë hallin e pensionistëve, qajnë hallin e studentëve, kërkojnë më shumë për popullin shqiptar, por përsëri e thashë kjo është një temë tjetër.