Gruaja e Kanye lë përsëri fansat gojëhapur, del pa reçipeta me një veshje transparente

Prishtinë | 04 Nën 2025 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Bianca Censori u shfaq e veshur me një kostum të guximshëm, ndërsa kaloi kohë me familjen e saj në Melbourne të hënën.

Gruaja kontroverse e reperit amerikan Kanye West  u shfaq pa reçipeta poshtë një trikoje blu të ngushtë dhe të tejdukshme dhe çorapeve të njëjta, ndërsa doli me nënën e saj Alexandra dhe motrën e saj të vogël Angelina në qytetin e saj të lindjes, transmeton Klankosova.tv

30-vjeçarja e kompletoi pamjen e saj me ngrohëse këmbësh dhe një palë këpucë të argjendta me taka, ndërsa u nis për një vizitë të thjeshtë në një dyqan lokal me ushqime të gatshme për të marrë me vete.

Që kur u martuan fshehurazi në vitin 2022, Bianca i ka shokuar vazhdimisht fansat me veshjet mezi të dukshme që bashkëshorti i saj, Kanye, i përzgjedh asaj.

Të ngjashme