Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, është shfaqur me një nga veshjet ‘më të çmendura’ deri më sot në fotografitë e reja nga Italia, duke zgjedhur një bluzë të tejdukshme dhe geta për një shëtitje që e bënin të dukej sikur nuk kishte asgjë në trup.
Asaj në pushime iu bashkua burri i saj, reperi i famshëm, ndërsa çifti tash e sa kohë befasojnë me zgjedhjet e tyre të modës.
Bianca u bë e njohur për rrobat e ngushta dhe transparente, kurse në disa me janë parë bashkëhsortin e saj duke ecur zbathur.
Në imazhet e reja, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian dhe gruaja e tij e re kanë ecur të veshur me rroba shumë të ndryshme.
Kanye u mbulua mjaft për këtë rast, pavarësisht diellit të nxehtë italian dhe ishte me veshje të zeza. Ai zgjodhi një xhaketë të madhe me pantallona të zeza të gjera dhe gjithashtu mbështolli një pulovër të trashë rreth kokës.
Censori kishte veshur një bluzë transparente dhe geta, të cilat i kishte shoqëruar me taka të bardha. Teksa ajo dukej se po ecte krejtësisht e zhveshur, ky publikim i modës shkaktoi zemërimin e vendasve në Itali.
Italianët reaguan në rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Disa e quajtën paturpësi, e të tjerët kërkuan dëbimin nga vendi.