Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, tha në një postim në Instagram se ajo ishte e pikëlluar dhe shumë e zemëruar për humbjen e burrit të saj, yllit të NBA Kobe Bryant dhe vajzës së tyre 13 vjeçare, në një përplasje helikopteri muajin e kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Vanessa Bryant, 37 vjeç, ka bërë shumë pak paraqitje në publik që kur ndodhi ngjarja tragjike, dhe tha në një postim në rrjetin social Instagram se ajo nuk ishte e gatshme për të shprehur ndjenjat e saj.
”Truri im nuk mund ta pranojë që Kobe dhe Gigi nuk janë më” shkroi ajo duke përdorur nofkën e vajzës të saj. ”Unë nuk mund t’i përballoj dytë. është sikur unë jam duke u përballur me vdekjen e Kobe’t, por në anën tjetër nuk mund të pranoj humbjen e Gigit, dhe faktin se ajo nuk do kthehet më tek unë.”
Bryant tha se ndjeu pikëllim të madh kur humbi burrin dhe vajzën, por duhet të tregohet e fortë për tre vajzat e tjera që ka.
”Do doja që ata të ishin këtu tani dhe ky makth të mbaronte”, tha ajo. ”Ngushëllime për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Ju lutem vazhdoni të luteni për të gjithë.”
Ndërsa hetuesit federalë nuk kanë përcaktuar ende një shkak për përplasjen në Calabass, California. Por ata kanë thënë që helikopteri po fluturonte në mjegull të madhe, dhe se nuk kishte prova të dështimit të motorit.