Lajmi.net ka kontaktuar me Lirije Podrimaj nga policia rajonale e Gjakovës, e cila tha se bëhet fjalë për gruan me inicialet M.B., 82-vjeçare.
“Me datë 01.11.2018, në orën 12:30 policia në Malishevë ka marrë informacion për një rast ku dyshohet se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus. Policia së bashku me njësitë tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi M. B., e moshës 82-vjeçare, kosovare/shqiptare kishte rënë në një pus ku edhe kishte humbur jetën”, tha Podrimaj.
Bëhet e ditur se M.B. është nxjerrë nga pusi me ndihmën zjarrfikësve dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
Sipas Podrimajt, rasti po hetohet nga Sektori rajonal për hetime.