David Young, njëri ndër avokatët me të rëndësishme të Rexhep Selimit në Hagë, është larguar nge ekipi mbrojtës.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).
“Më 13 shkurt 2024, Sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së z. Young si Bashkë-Avokat për z. Selimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Speciales.
Për këtë ka dhënë detaje, gruaja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, e cila ka thënë se Young është liruar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.
“E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores. E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrotje të Rexhës. Ju falemnderit”, ka shkruar Shqipe Selimi në facebook.