Gruaja e vrarë në Prizren është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 23:00, një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në Prizren.

Merret vesh se gruaja e cila ka mbetur e vdekur është nëna e këshilltares së Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Vajza e të ndjerës, Diellza, lajmin e vdekjes së nënës së saj e njoftoi përmes rrjeteve sociale.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar ajo mbi një fotografi ku shihet e ndjera bashkë me vajzat dhe mbesën e saj.

Të ngjashme