Ajo ia fali tradhtinë dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Bashkëshortja e Agon Amigës, Egzona mesa duket ka vendosur të hedhë pas krahëve ngjarjen aspak të këndshme të disa viteve më parë. Kënga “Topless” në bashkëpunim me Afërdita Dreshajn i hapi shumë punë Agon Amigës, pasi sipas këngëtarit kjo “këngë” e ndau nga gruaja.
Ai ka pranuar për emisionin “Prive” se Afërdita është bërë shkak për ndarjen nga gruaja. Asokohe thuhej se raportet mes Afërditës dhe Agon Amigës ishin më shumë se miqësore. Mirëpo, sot Egzona e ka falur Agon Amigën dhe së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ata madje kanë një vit e gjysmë që janë bashkuar dhe jetojnë të lumtur së bashku.