Një grua japoneze që tha se fshehu kufomën e nënës, në një frigorifer në banesën e saj për një dekadë, i tha policisë se kishte frikë nga dëbimi nëse vdekja do të zbulohej.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Yumi Yoshino, 48-vjeçare u mbajt “me dyshimin e braktisjes dhe fshehjes së një trupi femër”, të gjetur të mërkurën brenda frigoriferit në një apartament në Tokio.
Toshino deklaroi se nëna e saj vdiq rreth 10 vjet më parë por ia fshehu trupin pasi kishte frikë se do të detyrohej të largohej nga banesa që ato ndanin.
Nëna e saj, që mendohet se kishte qenë rreth moshës 60-vjeçare në kohën e vdekjes, ishte si pronare me qira e banesës në një kompleks banesash komunale.
Yoshino ishte detyruar të shpërngulej nga apartamenti në mes të janarit, pasi dështoi të kryente pagesat e qirasë; derisa një pastruese zbuloi trupin në një frigorifer, të fshehur brenda një dollapi.
Sipas raporteve, autopsia nuk arriti ta përcaktojë kohën dhe shkakun e vdekjes së gruas.
Bëhet e ditur se Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba afër Tokios.