Një grua nga Gjilani ka raportuar në Policinë e Kosovës se është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj.
Bashkëshorti i saj i cili është me nënshtetësi të Turqisë e ka kërcënuar me vdekje viktimën. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 19:30.
Policia e Kosovës ka njoftuar se burri i saj është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Gjilan, 16.06.2021-19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull me shtetësi te Turqisë –bashkëshorti i saj është duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe e ka kanosur për vdekje. Lidhur me rasti është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.