Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i tij të hënën mbrëma në Malishevë.
Policia ka njoftuar të martën se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, viktima thuhet se ka shkuar te familja e saj.