Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajt, ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.
Lajmi është konfirmuar përmes një postimit në faqen zyrtarë të librit botëror, nga Arbnora dhe nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Jashari ka shkruar:
Ç’kënaqësi kur të mirat vijnë njëra pas tjetrës!
Pas lajmit të djeshëm për Ushtrinë e Kosovës, jo vetëm Skenderaj por e gjithë Kosova sot nderohen nga znj.Arbnora Fejza Idrizi, e cila ka thyer rekordin botëror të punimit të lules më të madhe në botë origami, me përmasa 13×13 metra.
Në Librin Botëror të Rekordeve Guenniss, nga sot shkruhet edhe emri i znj.Arbnora Fejza Idrizi.
Shumë urime, znj.Arbnorë!