Një grua që u ngjit në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe u ul në bazën e monumentit, u dërgua në paraburgim, tha policia.
Policia i evakuoi turistët për tri orë, sa edhe zgjati mosbindja e saj përballë autoriteteve lokale dhe federale.
Gruaja u identifikua si Therese Okoumou, 44 vjeçe, imigrante nga Kongo.
Raportohet se ajo protestoi kundër politikës së presidentit amerikan, Donald Trump, për “zero-tolerancë” ndaj imigracionit.
Me këtë politikë, mijëra familje janë ndarë nga autoritetet amerikane pasi kanë kaluar kufirin e SHBA-së nga Meksika.