Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 13:15 se kanë arrestuar një grua pasi e njëjta ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj burrit të saj.
Sipas policisë, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës bashkëshortit të saj kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.