ISHP konfirmoi dy raste me koronavirus gjatë ditës së djeshme në Elbasan.
Bëhet fjalë për një çift bashkëshortës, ku burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.
Pas komplikacioneve më shëndetin, gruaja 60 vjeçare është dërguar me urgjencë dje në Tiranë, kurse burri është i karantinuar në shtëpi.
Sipas abcnews gruaja në fjalë ka qenë parë në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit duke u ankuar se kishte probleme me zemrën.
Gruaja ka marrë trajtim nga stafi i spitalit dhe është dërguar në shtëpi pas ekzaminimeve të bëra.
Fill pas konstatimit të saj me koronavirus, mjejkët dhe infemierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi.
Për fat të mirë, testet e stafit mjekësor kanë dalë negativ, megjithatë ata mbetën të karantinuar në pritje të testit të dytë.