Një rast i rrallë mjekësor ka ndodhur në Irlandë.
50 bateri janë hequr nga stomaku i një gruaje të cilet ajo dyshohet se i kishte gëlltitur duke dashur që me qëllim ta lëndojë veten.
Kështu bën të ditur Gazeta Mjekësore irlandeze në një artikull të botuar më 15 shtator.
Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare e cila u trajtua Spitalin Universitar St. Vincent.
Rrezatimi rëntgen zbuloi një mori baterish në barkun e saj, megjithëse fatmirësisht asnjëra nuk dukej se po e pengonte traktin e saj gastrointestinal dhe asnjë bateri nuk tregoi shenja të dëmtimit strukturor.
Ekipi i trajtimit fillimisht e vëzhgoi nga afër pacientin për të parë nëse dhe sa bateri do të kalonin vetë përmes traktit gastrointestinal.
Gjatë një periudhe njëjavore, ajo kaloi pesë bateri AA, por rrezet rëntgen të marra gjatë tri javëve në vijim treguan se shumica dërmuese e baterive nuk kishin arritur të vazhdonin të përparonin nëpër trupin e saj. Në këtë kohë, pacienti po përjetonte dhimbje difuze të barkut.
Gruaja më pas iu nënshtrua një prerjeje nga kirurgët për të hyrë në zgavrën e saj të barkut.
Ata zbuluan se stomaku, i tërhequr poshtë nga pesha e baterive, ishte zgjeruar dhe shtrirë në zonën mbi kockën pubike.
Ekipi më pas preu një vrimë të vogël në stomak dhe hoqi 46 bateri nga organi; këto përfshinin bateritë AA dhe AAA.
Katër bateri shtesë, të mbërthyera në zorrën e trashë, u hoqën përmes anusit, kjo e çoi numrin total të baterive të gëlltitura në 55.
Artikullin mjekësor e gjeni të publikuar KËTU