Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, raporton Ekonomia Online.
Grubi po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, për të kërkuar mbështetje në procesin e regjistrimit të popullsisë që ka filluar në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë ditës, Grupi ka takuar dhe liderët e partive të PDK-së, AAK-së e LDK-së, ndërsa do të takohet edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.