Me rastin e zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të PDK-së mesazh urimi i ka dërguar edhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka shënuar se i gëzohet unitetit dhe frymës së re në PDK.
Më tej në urimin e Grubit shkruan se me Memlin njihet gjatë kohë dhe bashkë kanë zhvilluar beteja për Kosovën në Parlamentin Europian.
“I gëzohem unitetit dhe frymës së re në Partinë Demokratike të Kosovës që u arrit nëpërmjet të zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të partisë.
Me Memlin njihemi gjatë kohë dhe kemi zhvilluar beteja të përbashkëta për Kosovën në Parlamentin Europian, në forumet rajonale dhe në Uashington, andaj dhe e njoh përkushtimin dhe vullnetin e tij të fortë.
I uroj shumë sukses në këtë përgjegjësi të madhe që ka marrë përsiper dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për punë të drejta e të duhura për Kosovën dhe rajonin”, shkruan kështu në urimin e Grubit për kreun e ri të PDK-së, Memli Krasniqi.