Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, që tashmë është azliant në Hungari është shfaqur sërish në publik. Mediat e huaja kanë publikuar një video ku hedhin dyshime se personi i filmuar është Gruevski.
Personi në video që mendohet të jetë ish-kryeministri, shfaqet duke bërë pazar në një qendër tregtare. Kujtojmë që Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria.
Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez. Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.