Kuvendi do të vendosë për imunitetin e Gruevskit

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit në Kuvendin e Maqedonisë, me të cilin kryeson Pavle Bogoevski sot duhet që të prononcohet për pesë kërkesa për marrjen e imunitetit të deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis dhe mori azil politik në Hungari.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për rastin “Tank” për keqpërdorim të pozitës gjatë blerjes për Qeverinë të mercedezit luksoz, por para se të fillojë ta vuajë dënimin me burg, ai u arratis në Hungari. Për këtë rast u kërkua marrja e mandatit të Gruevskit, por nuk u siguruan dy të tretat e shumicës.

Ish-kryeministri është i akuzuar edhe në rastet “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, raste të PSP-së, për të cilat do t’i gjykohet në mungesë.

Përveç kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të hapura të PSP-së, midis të cilave edhe “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”…

Kërkesa për marrjen e imunitetit Gruevskit me qëllim që t’i përcaktohet masa e paraburgimit është për një pjesë të këtyre rasteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme