Në Selanik është anuluar seanca ku duhej të vendoset lidhur me kërkesën e Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit që të marrin azil politik në Greqi.
Shkak për këtë ka qenë se nuk kanë pasur përkthyes zyrtar në gjuhën maqedonase. Anulimi është bërë në kohë të papërcaktuar. Komisioni i Ministrisë së Brendshme greke është dashur ta dëgjojë dyshen e DSK-së, lidhur me kërkesën për azil në Greqi.
Gjykata e Selanikut javën e kaluar vendosi që të dy të ekstradohen në vend pasi u kapën me pasaporta të falsifikuara bullgare në përpjekje për t’u arratisur në Hungari. Ata për këtë vepër në Greqi do të gjykohen madje në muajin maj.