Një grup i aktorëve të Prishtinës ka protestuar para objektit të Komunës, ku po kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre. Ndër kërkesat e tyre është dhe themelimi i Teatrit të Qytetit, raporton Ekonomia Online.
Leonit Maloku aktor tha se janë bërë më shumë se dy vjet që kur kanë filluar iniciativën për shtimin e numrit te aktorëve në Teatrin Dodona dhe tash e dy vjet nuk është ndërmarrë asgjë.
Ai tha se kanë dalë të protestojnë dhe thjesht kërkesat tona nuk po merren parasysh
“Me ligj teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej 10 dhe e më së shumti 20 aktor.”.
“Këto dite votohet buxheti në Kuvendin e Kosovës dhe nëse nuk themelohet trupa rezidente nëse nuk hyn në buxhet shkon edhe një vit tjetër që të bëhet buxheti i ri. Po shpresojmë të reflektojë komuna dhe të punësohen të gjithë aktorët e komunës së Prishtinës”, tha ai
Ilir Prapashtica ai tha se është hera e dytë që kanë dalë në protestë.
“Po kërkojmë zbatimin e ligjit nga kryetari Ahmeti. Po kërkojmë ta plotësojë kërkesë tonë që të themelohet ky grup rezident”, u shpreh ai.
Ai tha sa nëse nuk merren parasysh kërkesat do të vazhdojnë me protesta.
“Komuna e Prishtinës do te hapë një konkurs prej 5 aktorëve dhe është e papranueshme për ne, sepse është për të bërë hajgerë. 10 minimumi 20 duhet të jenë maksimumi”.
Molika Magjuni theksoi se janë artistë dhe mënyra e butë i ka sjellë deri në ditën e sodit.
“Gjithmonë tu na premtua qe dy vjet dhe nuk na kanë lënë të dalim në protestë më herët dhe i kemi paralajmëruar dhe kemi në krize pandemie dhe jemi bira e fundit e kavallit dhe nuk është për neve. Kur është vendi mu krenuar po janë artistët”.