Lista e pengjeve që do të lirohen nga Gaza është marrë, ndërsa grupi i parë i tyre do të lirohet në orën 16:00, të premten.
Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit, i cili dha disa detaje të marrëveshjes sipas së cilës disa pengje do të lirohen në këmbim të një pauze katër-ditore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se kriteri se kush do të lirohet ishte “Thjesht humanitar” – “Të largohen gratë dhe fëmijët nga rreziku sa më shpejt të jetë e mundur”.